VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Orikum.
53-vjeçari K.M duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Trupi i viktimës ndodhet ende ne vendin e ngjarjes.
Kamioni i përmbysur ka qenë i ngarkuar me materiale ndërtimi, ndërkohë qe mjeti ka ngjitur një malore në pjesën e Jonufrës , nuk ka mundur t'ia dalë pasi malorja ka qenë e forte dhe për pasojë ka ecur mbas , ndërkohë që një person ende i paidentifikuar ka qenë pas kamionit, ku nga përmbysja e kamionit e ka goditur duke i marre dhe jetën. Policia në vendngjarje ndërkohë që pritet dhe eksperti mjekoligjor për te identifikuar dhe trupin
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.