Vlorë- Një 50-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi u aksidentua nga një i ri me makinë.
 
Në mesditë, teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë, një 50-vjeçar u përplas me makinë nga një 22-vjeçar që po udhëtonte me një mjet "Benz" me targë AA 395 AY.
 
Ngjarja ka ndodhur në në rrugën Transballkanike pranë lagjes "Kushtrimi".
 
I plagosuri u dërgua në gjendje të rëndë në spital për ndihmë, ndërsa sipas mjekëve ende nuk e ka kaluar rrezikun.
 
Drejtuesi i mjetit, E.H., 22 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

[gallery]19711[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com