Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Peshkëpi-Drashovicë në Vlorë.

Në pamje duket se një automjet tip ‘Mercedes Benz ML’ ka dalë nga rruga.

Dyshohet se makina ka rrëshkitur prej lagështirës në rrugë pasi vendi u përfshi nga reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar.