Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Sadik Zotaj” të Vlorës ku një 43 vjeçar i identifikuar si K.G duke drejtuar makinën e tij tip ‘Peugeot’ ka përplasur 62 vjeçarin B.V gjatë kohës që po qarkullonte me biçikletë.
62 vjeçari i cili ka mbetur i plagosur është dërguar në spitalin e Vlorës ku po merr trajtimin mjekësor.
Ndërkohë 43 vjeçari është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.