Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin në afërsi të fshatit Kote

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin në afërsi të fshatit Kote

Foto ilustruese

Një këmbësor është përplasur nga një makinë tip “Ford” në afërsi të fshatit Kote në Vlorë paraditen e sotme.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se 48-vjeçari i aksidentuar është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Vlorë - Kotë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin J. D., 48 vjeç, këmbësor.  48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar