Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin! Dy persona të plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, në rrugën “Gjergj Kastrioti” rreth orës 20:26, ku janë përplasur një automjet tip "Smart" me një motor.

Për pasojë kanë të plagosur drejtuesja e 'Smart' shtetasja me inicialet F.F., dhe drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet A.S.. Ata janë dërguar në spital, por nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore në të cilën ndodhen. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për të kënaqur diktatorin e Koresë së Veriut

‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për të kënaqur diktatorin e Koresë së Veriut