Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy nxënëse shkolle kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit të Vlorës.
Fëmijët e dëmtuar në aksident raportohen rreth moshës 14 vjeç. Po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
'Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.