VORE- Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen rëndë të katër personave, është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë –Vorë.

 Një automjet tip Fiat me targa italiane AB 583 MW që udhëtontë nga Vora në drejtim të Fushë Krujës është përplasur më një autoveturë tip Audi po me targë BT724LF që udhëtonte në drejtim të kundërt. Të kater te plagagosurit ishin pasagjerët e dy automjeteve.

Ata janë dërguar me urgjencë në Spital Ushtarak dhe janë në gjëndje të rëndë shëndetësore. Emrat e tyre ende nuk bëhen publike. Nga të dhënat paraprake shkak i aksidentit sipas policisë është një gabim i drejtuesit të mjetit tip audi i cili në përpjekje për të parakaluar në krahun e saj, ka dalë në anën tjetër duke prerë rrugën në mënyrë të befasishme makinës tjetër.
(sg/shqiptarja.com)