Përplaset për vdekje nga një makinë 18-vjeçari në zonën e 'Freskut' në Tiranë, pranga shoferit! Viktima djali i Kudret Saliajt, që u vra nga vjehrri para gjykatës

TIRANË- Një 18 vjeçar ka humbur jetën në zonën e Freskut në Tiranë, pas një aksidenti. Enjo Saliaj, i cili po udhëtonte me motor elektrik, është përplasur nga një makinë me drejtues Sildi Krashin, 19-vjeç, i arrestuar tashme nga policia. Viktima ka qenë me motor elektrik dhe ka humbur jetën në spital. Sipas policisë nga kqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se i riu ka prerë rrugën makinës. 

Policia thotë se Sildi Krashi, banues në Tiranë ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Ai drejtonte makinën e cila ishte në pronësi të F.A. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga nga vjerri në qershor të vitit 2021, Mexhit Picari. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit, Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, për vrasje në bashkëpunim, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.

Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Son: 03/02/2023 20:23

    E tmerrshme...fatkeqesi e madhe.. ajo rruge eshte nje tmerr, por s'ka kush merret me ate pune, rrugoret kane hallin te kapin ndonje lek neper cepa, lali pederi eshte i zene me pyllin orbital te pallateve..eshte vend pa zot.

    Përgjigju
  • Artemis: 03/02/2023 16:26

    po ai i himares, ca e ka emrin bollano, qe vrau ate djalin me makine, ishte ne "gjendje te rende ai" dhe ja hodhi? Po ai qe vrau ate familjen me 4 veta tek baypass i vlores? apo ai qe vrau ate gocen ne plazh ne himare keta u harruan? jam shume dakort per kete ngjarje po keto qe permenda jan harruar u moren me ate qyqarin qe i ra sales, se kujt i plasi per salen se di dmth.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja