LEZHË-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shkodër.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 2 automjete janë përplasur me njëra -tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku e plagosur ka mbetur drejtuesja e njerës prej automjeteve, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.