Një fëmijë 6 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Cërrik, pasi është përplasur nga një makinë këtë të enjte.

Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan, ku drejtuesi i mjetit tip "Iveko" ka aksidentuar femijën 6 vjeç me inicialet K.T i cili është dërguar në spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit,po policia po punon për të zbuluar rrethanat. Ndërkohë, mësohet se pas aksidentit drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan, shtetasi S.L., 46 vjeç, banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip "Iveko"me targa AA 449 NU, ka aksidentuar shtetasin e mitur K.T., 6 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon pēr zbardhjen e shkakut të aksidentit.