Një aksident ka ndodhur në Bradashesh, Elbasan, ku 2 makina janë përplasur me njëra- tjetrën, ndërsa njeri nga mjetet ka marrë flakë.

Si pasojë e këtij aksidenti 1 person është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë ka ardhur edhe zjarrfiksja e cila ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.