Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Korçë-Bilisht. Një makinë me targa greke është përplasur me një motor.

E dëmtuar ka mbetur një grua, e cila ishte në motorrin që drejtohej nga bashkëshorti i saj. E dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.