VLORË- Udhëtimi në Shqipëri për çiftin Marsac ka përfunduar tragjikisht.
Teksa po lëviznin me biçikletë në fshatin Bestrovë, në aksin e vjetër Vlorë-Fier janë përplasur nga një makinë, e për pasojë ka gjetur vdekjen gruaja, teksa burri Fabris Marsac ka mbetur i plagosur rëndë. Aksidenti ka ndodhur orës 15:20 të pasdites në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, ku mjeti me drejtues 24-vjeçarin Kristi Dano nga fshati Oshtimë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze, ndërsa bashkëshorti i saj, një 47-vjeçar me iniciale M. F., ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i makinës, i riu Kristi Dano është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.
Pas aksidentit tragjik, një tjetër aksident ndodhi në qytet pranë rrugës së spitalit, ku një furgon ka përplasur një këmbësore, e cila për pasojë mbeti e lënduar.
Një tjetër aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku një furgon ka përplasur një këmbësore, e cila për pasojë ka mbetur e lënduar.
Aksidenti ka ndodhur pranë rrugës së spitalit të qytetit, ndërsa raportohet se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
C'FARE SHOFERASH JANE KETA HALE TE FUTEN NE BURG 20 VJET ,,,DHE T'JU HIQET PATENTA PERJETESISHT....
Përgjigju -
/DEN/,me pelqeu shume komenti juaj,por perballe ketyre //shofereve// qe deri dje ngisnin gomarin dhe sot zbuluan te mirat qe vijne nga shpikja e rrotes edhe tanksi nuk do te kishte shume shans te mbijetonte i pademtuar nga nje perplasje me keta.
Përgjigju -
Shofere fshatar qe nuk dine te shmangin aksidentin kane mesuar vetem gaz ti japin makines kur i afrohen aksidentit nuk bejne pune as frenat. Edhe qytetari te jete fajtor pergjesi ka dhe shoferi.
Përgjigju -
Kafshet Shqiptare....
Përgjigju -
Kete shoferin si gjithe keta cubat e tjere duhen varur ne shesh. Qelbesira njerez. Ne vend te merresh me token e djerre fut ne burg kta palacot ore Rama se na nxorren namin e na shtiejn friken sa here ecim ne rruge. Popull qe vesh do dru.
Përgjigju -
Çfare ju tha menfja o te mjere,udhetoni me biçiklete ne shqiperi??Ne shqiperi vetem me tanks mund te udhetosh deri diku i sigurte.Kujtonit francen juve,qe ndalojne gjithe makinat per tu hapur rruge qofte dhe nje biciklete
Përgjigju









Komente
Komento