Aksident tragjik në Itali, humbin jetën në aksident 12 persona, dyshohen të gjithë emigrantë (FOTO)

 Aksident tragjik në Itali, humbin jetën në aksident 12 persona, dyshohen të gjithë emigrantë (FOTO)

Aksidenti në Foggia

Itali- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në provincën e Foggias ku dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ndodhi si pasojë e një kontakti të një furgoni me targa bullgare që po transportonte disa emigrantë afrikanë që po ktheheshin nga puna dhe një kamioni tip “Tir”. Ndër të plagosurit është edhe shoferi i kamionit, i cili po transportonte miell.

Emigrantët, shumica afrikanë, nuk kishin me vete dokumente identifikuese prandaj edhe njohja e tyre është e vështirë. Të aksidentuarit po ktheheshin në Ghetto di Rignano, kamp abuziv ku banojnë më shumë se 500 qytetarë që vijnë nga vendet afrikane.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.

Zëvendëskryeministri Luigi Di Maioi i ka kërkuar autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë dhe të bëjnë të mundur identifikimin e viktimave, duke i shprehur gjithashtu ngjushëllime familiarëve të tyre. 

Ky aksident vjen pas atij të të shtunës ku katër të rinj të tjerë, të gjithë emigrantë, humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të lënduar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion