Nënë e bijë mbetën të plagosura në një aksident rrugor të ndodhur në qytetin e Korçës, pranë shkollës greke. E.K., 32 vjeçe dhe E.F., 6 vjeçe ishin në makinën e tyre tip “Renault”, kur u goditën nga një automjet tip “Hyundai”, por fatmirësisht mësohet se nuk kanë dëmtime serioze për jetën. Policia ka vënë në pranga shoferin 20-vjeçar me iniciale K.B.,
Automjeti i drejtuar nga 20-vjeçari erdhi me shpejtësi dhe goditi makinën e tyre, e më tej u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.