Një aksident i rëndë ka ndodhur para oborrit të shkollës 9-vjeçare ‘Zylyftar Veleshnja’ në qytetin e Çorovodës.

Sapo ka dalë nga dera e shkollës, një fëmijë 8 vjeçar, i identifikuar si D.D., është përplasur në vijat e bardha nga makina që drejtohej nga 44-vjeçari Anuel Bregu. Për pasojë, fëmija ka thyer njërën këmbë.

Ndërkohë fëmija ndodhet në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve ndodhet jasht rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1666693796_13.jpg