Aksident pranë aksit Korçë-Pogradec, dy automjetet përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme vetëm para pak minutash në afërti të fshatit Çiflig pranë rrugës që lidh Pogradecin me Korçën.

Dy automjetet që udhëtonin nga njëri qytet në tjetrin janë përplasur së bashku, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se drejtuesit e dy makinave kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur dinamikën.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçari, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçari, vdes pas eci disa metra