VIDEO/ Aksident pranë doganës së Qafë-Thanës, 21-vjeçari përplas me makinë polakun

 

Një tjetër aksident ka ndodhur në qarkun e Korçës! Policia thotë se në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", pranë doganës së Qafë Thanës, makinë tip "Benz" me drejtues E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues G. R., banues në Poloni.

Sipas policisë polaku ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ U përplas nga makina në aksin Korçë-Pogradec, ndërron jetë drejtuesi i motorit


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja