1767354477_aa.JPG

Një aksident rrugor është regjistruar pranë postës në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka përplasur një këmbësorë të moshuar.

Mjeti tip “Audi” drejtohej nga personi me inicialet O. A., 22- vjeç, ndërsa ka aksidentuar këmbësorin P. O., rreth 90 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Rrethanat e aksidentit po hetohen.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Sot, rreth orës 10:45, në vendin e quajtur “Kapelja”, shtetasi O. A., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. O., rreth 90 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën polici dhe gruaja mësuese, plagoset nëna me 2 fëmijë! Përplasen 15 mjete e ambulanca në Rrugën e Kombit, përmbyset autobusi (VIDEO)