Makina përplas një person pranë QSUT/ Denoncimi: Autoambulanca u vonua 50 minuta, makina e funeraleve dërgoi të lënduarin në spital (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte pranë QSUT-së. Report Tv ka siguruar pamjet e këtij aksidenti ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me motor. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i motorit. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e Report Tv nga një qytetar, të lënduarit nuk i është dhënë në kohë ndihma e parë, pasi autoambulanca është vonuar plot 50 minuta. 

Aksidenti ka ndodhur jo më larg se 100 m nga hyrja e QSUT-së, por sipas burimeve të Shqiptarja.com dhe Report Tv, ambulanca nuk ka mbërritur në vendngjarje për të marrë të plagosurin, edhe pasi është telefonuar disa herë nga të pranishmit. Madje, edhe një autoambulancë e dalë nga QSUT në ato momente, ka marrë drejtim tjetër dhe jo për andej nga kishte ndodhur aksidenti. 

Si pasojë, drejtuesi i motorit ka qëndruar për rreth 50 minuta i shtrirë përtokë, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë e një agjencie funerale që ushtron aktivitetin aty pranë. I plagosuri me inicialet E.M. 33 vjeç mësohet se është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e makinës që ka shkaktuar aksidentin. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie