LEZHË- Një 45-vjeçar humbi jetën, pasi biçikleta me të cilën po lëvizte u përplas nga një automjet.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së hënës në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Mabë. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Arben Dushku banues në fshatin Hajmel të Shkodrës. Sipas burimeve, ai ka qenë duke lëvizur me biçiklete përgjatë superstradës kur është përplasur nga automjeti.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 45-vjeçarit Dushku. Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa shpejtësia dhe errësira në rruge dyshohet të jenë shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.