Aksident rrugor në Kurbin, mjeti tip ‘Ford’ përplaset me një ‘Renault’, plagosen dy pasagjeret

Aksident rrugor në Kurbin, mjeti tip ‘Ford’ përplaset me një ‘Renault’, plagosen dy pasagjeret

Policia Kurbin

KURBIN- Një aksident rrugor është shënuar në Kurbin, përkatësisht në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Burime zyrtare bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Ford’, i identifikuar me inicialet P.Ll., ka përplasur mjetin tip ‘Renault’, ky i fundit drejtohej nga shtetasja I.M. Dy pasagjere kanë mbetur të plagosura si pasojë e këtij aksidenti, identiteti i të cilave nuk dihet. Deri më tani është mësuar se dy të plagosurat janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe kanë marrë ndihëm e nevojshme mjekësore.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen, por Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Teksa bëhet me dije se dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Kurbinit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar