​Një aksident rrugor i ka marrë jetën “Ditën e Verës” një nëne të 5 fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur "Karbunarë" ku viktima Asime Manko, 55 vjeç, nënë e 5 vajzave është përplasur nga një automjet tip fuoristradë me targa AA477 LS.

55-vjeçarja po ecte në rrugë, kur është përplasur nga makina që drejtohej nga20-vjeçari Valentino Ismaili i cili është arrestuar pas aksidentit.

Sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

aksident ne lushnje

aksident ne lushnje

aksident ne lushnje
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)