Një i vdekur e 4 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, në afërsi të Leshnicë. Në aksident janë përfshirë një furgon me targa AA 023 EG dhe një automjet tip Audi me AA 479 MG.

Nga përplasja e dy automjeteve, ndërroi jetë sapo mbërriti në spital Martin Duro 30 vjeç nga fshati Podgorie ndërsa 4 personat e tjerë të plagosur janë fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Pogradecit.

Sakaq paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksidenti pogradec

aksidenti pogradec

aksidenti pogradec

aksidenti pogradec

aksidenti pogradec

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)