Shpejtësia mbi normat dhe parakalimet e gabuara kanë sjell një tjetër aksident mbrëmjen e ditës së sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Teksa mësohet se nga të plagosurit është edhe një çift.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë dërguar të plagosurit në spitalin e Vlorës.
Në këtë aksident mësohet se janë përfshirë 2 makina, përkatësisht mjeti tip 'Benz' që drejtohej nga shtetasi D.S., dhe mjeti tip 'Kama', drejtuesi i të cilit është plagosur.
Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se mjeti tip 'Kama' është përmbysur në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.