Një 22-vjeçare ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në zonën e "21 Dhjetorit, ku mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe.
Kjo e fundit u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.