Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Brrylit në Tiranë. Një makinë ka përfunduar brenda një lokali duke i shkaktuar dëme.

Siç shihet dhe nga pamjet e Report Tv, në lokal ka xhama të thyer dhë dëme në tavolina. Paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit apo nëse makina ka qenë se shpejtësi të madhe. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.