I plagosur ka mbetur 64-vjeçari J. G. është transportuar për në spitalin e Elbasanit ku dhe po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit.
Informacion paraprak
Më datë 23.11.2017 në Lagjen "Shënkoll" pranë Kryqëzimit të Cërrikut një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar biçiklistin shtetasin J.G., 64 vjeç banues në Elbasan.
Shtetasi J.G, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes
Er.K/Shqiptarja.com











