Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë. Report TV ka siguruar edhe videon e aksidentit, ku shihet një automjet tip "Mercedez Benz" që vjen me shpejtësi, teksa e reja po kalonte rrugën, duke e marrë atë përpara.

Vihet re se drejtuesi i automjetit nuk mundet as të frenojë për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte. E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Ajo ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu nuk dihet as identiteti i drejtuesit të automjetit dhe as nëse ai është shoqëruar në polici pas aksidentit.