Një aksident me pasojë vdekjen tragjike të një 23-vjeçareje ka ndodhur këtë mesditë në aksin Fushë Krujë-Laç. Ngjarja e rëndë është shënuar te mbikalimi i Laçit, pranë fshatit Gjormë.

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se është përplasur për vdekje 23-vjeçarja Davida Doda. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 21.11.2017, rreth orës 11:06 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:

Automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.D.,23 vjeçe. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme


[gallery]24793[/gallery]

d.c./shqiptarja.com