Aksident tragjik në Fier
2 të vdekur e 1 i plagosu

FIER - Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, në dalje të Fierit, pasojë e të cilët janë dy të vdekur dhe një i plagosur.


Policia bën të ditur se i plagosuri është shtetasi Bejo Troka nga Kafaraj i Fierit, 28 vjeç, ndërkohë që njëri nga viktimat quhet Taulant Troka.

 

Informacionet e para flasin për përfshirjen e tre automjete në aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 10:30. Një mjet tip Audi me targa Fr5573D me drejtues 28-vjeçarin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një BMW me targa AA336AP dhe më pas është përplasur edhe me një kamion me targa Fr4365C, ku përplasja ka qenë fatale duke dëmtuar tërësisht mjetin.

 

Si pasojë e përplasjes kanë gjetur vdekjen dy pasagjerët e ndodhur në mjet, Taulant Troka, 30 vjeç dhe një tjetër person ende i paidentifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku bëhet e ditur nga bluzat e bardha se paraqet rrezik për jetën.

 

Drejtuesi i mjetit ishte emigrant dhe dje kishte ardhur pranë familjes për tu takuar me ta si dhe për të  kryer përsëritjen e dokumentave të mjetit, ndërkohë që dy viktimat të ndodhur në mjet kanë qenë të afërm të tij nga e njëjta zonë.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen