Aksident tragjik në Gjermani, 12 persona të plagosur, një fëmijë humb jetën

Aksident tragjik në Gjermani, 12 persona të plagosur, një fëmijë humb jetën

Pamje nga aksidenti në Gjermani

Një aksident tragjik ka ndodhur në një qytet të Gjermanisë, Richterstrasse, ku sipas policisë, një autobus shkolle është përplasur anash me një borëpastruese. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 10 fëmijë dhe dy të rritur.

Për pasojë, autobusi është përplasur kokë më kokë në një pemë. Përplasja ishte aq e fortë sa pjesa e përparme e autobusit u shkatërrua plotësisht.

Sipas raportimeve të policisë disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe shoferi i autobusit. Të plagosurit u dërguan në spital, por fatkeqësisht një fëmijë humbi jetën.

Nuk ka ende informacione të mëtejshme për viktimën dhe të plagosurit, raportojnë mediat gjermane.

“Në mëngjes, reshjet u shndërruan nga borë në shi nga një shtresë ajri i ngrohtë në rreth 1500 metra”, shpjegoi Florian Engelmann nga Shërbimi Gjerman i Motit kur u pyet.

Rruga është ende plotësisht e mbyllur në të dy drejtimet midis Cranzahl dhe B95 disa orë pas aksidentit të tmerrshëm. Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve që njohin zonën të shmangin sa më shumë zonën.

Përveç policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve, në vendngjarje është vendosur edhe një helikopter shpëtimi.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City