Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të Selanikut, në Greqi. Dy motoçikleta janë përplasur mes tyre, duke iu marrë jetën dy të rinjve, 22 dhe 28 vjeç, dhe një 51-vjeçari, si dhe është plagosur rëndë një vajzë 18-vjeçare.
Mediat greke raportojnë se kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, babë e bir, si dhe një 22-vjeçar grek. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e “3 Shtatorit” dhe rrugës “M. Andronikou”, ku sipas policisë, mjetet kanë duke lëvizur me shpejtësi marramendëse.
Përplasja ka rezultuar fatale për dy personat e motoçikletës së parë, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë. Shoferi i motoçikletës së dytë është transportuar në spital dhe ka ndërruar jetë nga plagët e rënda, ndërsa një 18-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ambulancat, dy automjete zjarrfikëse, policët e trafikut dhe disa oficerë policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa mediat greke kanë publikuar foto të frikshme nga aksidenti.
Po ashtu, raportohet se dy viktimat ishin të afërt me njëri-tjetrin, babë e bir shqiptarë, në mjetin e dytë ishte një çift i ri, ndërsa në makinën që u bë shkak për aksidentin ishte një çift i moshuar turistësh nga Çekia, të cilët sapo kishin mbërritur në Selanik. Shoferi 67-vjeçar ishte shtetas gjerman dhe u transformua në spital në gjendje shoku.

(Skena si ka ndodhur ngjarja)
[gallery]23941[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO