Sali Berisha nuk ka ndërmend të distancohet nga protestat, pavarësisht refuzimit me të cilin janë pritur militantët e tij në to. Në takimin me grupin e punës për Tiranën, kreu i Partisë Demokratike kërkoi mobilizim dhe angazhim të strukturave.
“Shpërthimi rinor të mos shkojë dëm. Ne nuk heqim dorë nga protesta, pasi protesta është pjesë e jona”, tha Berisha.
Kryedemokrati tha se i gjithë ky aksion duhet të kanalizohet në një front të përbashkët dhe bashkim të forcave politike, thirrje kjo që vjen disa muaj para garës së zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 9 maj 2027.
“Shpresojmë të ngremë një front të përbashkët në interes të vendit”, deklaroi ai.
Në protestën e së shtunës së kaluar (24 tetor), protesta e thirrur kombëtare nga Berisha dështoi pasi të rinjtë i dëbuan militantët e tij në momentin që u afruan te Ministria e Arsimit. Edhe pse prej demokratëve u tha se ishte qëllim i kryeministrit Rama për t’i përçarë, ata iu përgjigjën se nuk ishin të mirëpritur. Protestuesit deri më tani nuk janë organizuar politikisht, ndonëse organizatorë të protestës janë shprehur se ka përpjekje. Në thirrjet e tyre kërkohet vazhdimisht ndryshimi i kastës politike dhe largimi i kryeministrit, e po njësoj edhe kreut të PD.
Lajmi kryesor:
Lufta Veliaj-Rama, Berisha: Opozita të bashkohet për Tiranën! Me Ramën s’ka zgjedhje? Kreu i PD: Duhet kandidat i përbashkët







