Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur këtë të hënë në qytetin Kyparissia të Greqisë. Sipas mediave vendase, mësohet se nga aksidenti fatkeqësisht kanë humbur jetën tre adoleshentë, ku mes viktimave ka qenë dhe një 15-vjeçar shqiptar. Ky i fundit wshtw Enriko Buzani, i cili i kishte fshehur makinën e babait të tij për të dalë xhiro bashkë me dy shokët të cilët gjithashtu humbën jetën, raportojnë mediat greke.
Në makinë së bashku me shqiptarin ndodheshin dy shokët e tij, Niko Trialona 15 vjeç me origjinë greke dhe Kristo Mertai me origjinë bullgare. Ngjarja tragjike u regjistrua orët e para të mëngjesit, në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, pranë Terpsitheas, jashtë Kiparisias, ndërsa bëhet e ditur se makina me të cilën udhëtonin tre shokët u përplas me një kamion që drejtohej nga një shtetas bullgar. Ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta.
Greku dhe bullgari vdiqën në vend, ndërsa shqiptari ndërroi jetë pak para mberritjes në spitalin e Rios. Tw tre adoleshentët jetonin me familjet e tyre në Kyparissia prej disa vitesh dhe ishin atletë të Klubit Sportiv të futbollit AK Kyparissia. Ata sapo kishin dalë nga mësimi para se të merrnin makinën, për të udhëtuar e cila më pas u shkaktoi atyre vdekjen.