Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në Menidi, ku ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar shqiptar.
Siç bëhet me dije nga mediat greke, një automjet fuoristradë i drejtuar nga këngëtari grek Janis Ksanthopoulos devijoi duke u përplasur me një mjet tjetër. Pikërisht, ky mjet ku ndodhej edhe shqiptari, u përplas me një shtyllë elektrike.
Si pasojë shqiptari 20-vjeçar ndërroi jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve mbetën të plagosur. Më pas këta të dy u arrestuan nga policia.
Komento