Aksident tragjik në Greqi, vdes studenti shqiptar i Mjekësisë! U përplas me kamionin (EMRI)

Aksident tragjik në Greqi, vdes studenti shqiptar i Mjekësisë! U përplas me kamionin (EMRI)

Viktima, Kristian Nako

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Mediat greke raportojnë se, 23-vjeçari Kristian Nako po udhëtonte me motor me shokun e tij 18-vjeçar kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion në zonën e Mastabës.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit dhe mikut të tij 18-vjeçar, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio.

23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari për mjekësi.

Pamje nga vendngjarja

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla me Këshillin Kombëtar të Diasporës: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla me Këshillin Kombëtar të Diasporës: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen