Katër viktima është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Itali ku një autobus me fëmijë që po shkonin në ekskursion u përplas me një ambulance. Një prej viktimave është me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për mjekun 40-vjeçar Sokol Hoxha.
Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.
Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.
Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një ekskursin mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku.
Autobusi që u përplas me ambulancën në një tunel në Itali duke shkaktuar katër viktima ka qenë duke transportuar disa fëmijë për në ekskursion në Urbino për të parë krijimin e skenave të lindjes së Krishtit. Pasi u përplasën kokë më kokë në hyrje të tunelit “Cu Gulino”, ambulanca shpërtheu në flakë, ndërsa viktimë mbeti shoferi i ambulancës, një punonjës i shërbimit shëndetësor si dhe pacienti 80-vjeçar që po transportohej nga Fossombrone në Urbino.
Shqiptari Sokol Hoxha 40-vjeç me profesion mjek është një prej katër viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Itali ku një ambulancë është përplasur me një autobus në një tunel.











Komente
Komento