Aksident tragjik në Itali
shembet mbikalimi, 1 i vdeku

Aksident tragjik në Itali<br />shembet mbikalimi, 1 i vdeku
Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një mbikalimi në autostradën numër 36 në zonën e liqenit të Comos.
 
Sipas policisë, katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve 3 janë fëmijë të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Leccos.
 
Edhe shoferi i një kamioni cisternë që ka shkaktuar shembjen është në gjendje të rëndë.
 
Katër makina janë të përfshira në këtë aksident, ndërsa shumica ndodhen poshtë betonit të urës. Një Audi i bardhë është shkatërruar nga rënia e urës dhe viktima besohet se është shoferi i kësaj makine.
 
Një tjetër makinë, e cila ishte pas kamionit ka rënë, ndërsa një tjetër makinë është e shtypur përgjysmë.
 
Ndërkohë kanë nisur edhe përplasjet me autoritetet në Itali ku njëra palë thotë se ura duhet të ishte mbyllur me kohë.

[gallery]19394[/gallery]


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin