ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aksident rrugor. I riu është përplasur fatalisht nga një furgon që po drejtohej nga një 41-vjeçar.

Furgoni ka qenë duke udhëtuar përgjatë Appian drejt Terracina, kur ka përplasur për vdekje 21-vjeçarin shqiptar. Drejtuesi i mjetit ka telefonuar menjëherë karabinerët, të cilët kanë gjetur të riu shqiptar anës rrugës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.