Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Santa Maria a Cubito të Italisë ku një çiklist shqiptar u përplas për vdekje nga një furgon. Drejtuesi i mjetit u arrestua pas disa orësh pasi u largua nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti.
Çiklisti shqiptar ndërroi jetë menjëherë pasi u përplas nga furgoni ku ndodheshin 4 persona së bashku me shoferin.
Në momentin që kuptuan tragjedinë e ndodhur, 4 personat në furgon, nuk i dhanë ndihmën e parë viktimës por zgjodhën të largoheshin në vend duke lënë automjetin në vendin e ngjarjes. Këta të fundit u vunë në pranga nga policia në momentin e arrestimit të shoferit.