Aksident tragjik në Itali! Makina ndahet më dysh, ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve (EMRI)

Aksident tragjik në Itali! Makina ndahet më dysh, ndërron jetë nëna shqiptare e tre fëmijëve (EMRI)

Pamje nga aksidenti

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 12:30 në unazën e Vignolas në Itali, ku fatkeqësisht humbi jetën një shqiptare.

Sipas medias italiane, Violeta Caka, 47 vjeç banonte në Marano të Napolit, e cila po  udhëtonte me një makinë e po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Në atë moment,  një automjet tjetër drejtuar nga një 42-vjeçar e përplasi, duke nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt, duke u goditur nga një Fiat Punto.

Në aksidentin me tre makina, njëra prej tyre u nda në dy pjesë, ku gruaja, nënë e tre fëmijëve, nuk mundi të shpëtonte. Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.

Pamje nga makina e ndarë në dysh

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 30/06/2020 21:20

    Kur prodhon makina kartoni. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar