ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e kaluar në Itali. Viktima Xhemal Letija 21 vjeç, humbi jetën në një aksident në Besozzo (Varese) pasi makina e tij u përplas me murin rreth orës 01:30 gjatë natës, thanë mediat italiane.
Disa banorë të zonës, të alarmuar nga zhurma e madhe, u larguan nga shtëpia me frikën se diçka e keqe kishte ndodhur. Është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e një ambulance. Por për fat të keq, i riu nuk ia ka dalë të mbijetojë nga plagët e marra.
Dinamika e aksidentit ende nuk është e qartë. Për momentin nuk ka asnjë provë për përfshirjen e automjeteve të tjera që në një farë mënyre mund të kishin përcaktuar aksidentin fatal. Hipotezat më të mundshme që po shqyrtohen nga policia janë përgjumja ose ndoshta përpjekja për të shmangur një kafshë në rrugë.