Aksident tragjik në Itali motori përplaset me mjetin! Vdes 20-vjeçari shqiptar, dëshmitarët: Djali ra shumë keq! Ai po merrte frymë por nuk ia doli

Aksident tragjik në Itali motori përplaset me mjetin! Vdes 20-vjeçari shqiptar, dëshmitarët: Djali ra shumë keq! Ai po merrte frymë por nuk ia doli

Viktima, Kevin Mustafa

ITALI- Një frenim i menjëhershëm, i ndjekur nga një rrëshqitje dhe një rënie ka shkaktuar vdekjen e një djali njëzet vjeçar shqiptar në Itali, shkruan prestigjiozja Corriere Della Sera.

Kevin Mustafa ishte 20 vjeç dhe kishte mbërritur në Terno d'Isola kur ishte ende shumë i vogël, së bashku me babanë e tij shqiptar dhe nënën e tij Fanny Mourera, nga Ekuadori. Familja kishte shkuar të jetonte në një pallat në via Roma 23H, pranë bibliotekës. Prindërit e Kevinit u ndanë pothuajse menjëherë dhe djali u rrit nga nëna e tij.

“Ai ishte thjesht njëri prej nesh: ishte në klasë me mua në kopshtin e fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme, askush nuk e ka parë ndonjëherë si emigrant”, tha dje një shoqja e tij, duke parë me sy të largët pikën e aksidentit.

 “Ishte një njeri shumë i qetë dhe zakonisht rrinte i vetëm”, shton një tjetër.  Kevin u diplomua për inxhinieri mekanike në Institutin Marconi në Dalmine dhe punoi në kompani të ndryshme madje deri vonë ishte teknik mirëmbajtjeje në Brembo.

Dje në mëngjes, Kevini po ngiste motorin e tij Keeëay dhe në orën 8.50 dhe po udhëtonte përgjatë rrugës provinciale nga Carvico në Terno, një rrugë që shpesh është e zënë nga trafiku. Ai u përpoq të shmangte një mjet që erdhi në drejtim të tij duke u kthyer majtas, por goditi këndin e pasëm të majtë të makinës dhe humbi ekuilibrin.

“Djali ra shumë keq, iu thye helmeta! Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar gjithashtu edhe pesë-gjashtë persona të tjerë. Nuk e prekëm, sepse qafa e tij ishte në një pozicion të keq dhe kishim frikë se mos i përkeqësonin gjërat, por telefonuam 911. Ai ende po merrte frymë edhe pse me shumë gulçim, nuk mund të mos e shihnim të vdiste.’-  u shpreh një shofer kamioni, dëshmitar i ngjajres.  

Kur helikopteri 118 dhe një ambulancë mbërritën në vendngjarje pak minuta më vonë, Kevin Mustafa kishte vdekur. Fjala u përhap shpejt në fshat, shumë nga miqtë e tij mbërritën.. Menjëherë pas kësaj ka mbërritur edhe nëna e viktimës dhe e dashura e tij Federica, nga Romano, të cilat u shokuan nga ngjarja e rëndë.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • R.I.P: 12/10/2022 11:20

    Shum Shqipetare po vdesin ne italin per shum arsye. Un desha ti shoreh ngushellime familjes dhe qe, dheu leht qoft mbi varre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës