Aksident tragjik në Itali, vdes 55-vjeçari shqiptar! Vëllai po drejtonte makinën kur u përplas me furgonin

Aksident tragjik në Itali, vdes 55-vjeçari shqiptar! Vëllai po drejtonte makinën kur u përplas me furgonin

Rasim Muka

ITALI - Një 55-vjeçar i identifikuar si Rasim Muka ka humbur jetën në një aksident tragjik të hënën e 10 tetorit në komunën Erbusco.

Vëllai i tij po drejtonte një automjet tip ‘Fiat Punto’ ndërsa Muka ishte pasagjer. Ata u përplasën me një furgon në rrugën ‘Iseo’ ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, shkruajnë mediat italiane.

Nga hetimet e para, duket se një makina që vinte nga korsia përballë u përplas me furgonin, drejtuesi i të cilit nuk arriti të manovronte për të shmangur tragjedinë.

Gjatë gjithë pasdites së së hënës, rruga nga Iseo te rrothrrotullimi me kryëqzimin e rrugës Trieste ishte e mbyllur për qarkullimin e mjeteve pasi po kryheshin hetime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës