KUKES - Dy të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, në Kukës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 km larg qytetit të Kukësit, në aksin rrugor Morinë-Kukës, ku janë përfshirë në një aksident tre automjete dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Besnik Parllaku, 52 vjeç, i cili drejtonte një nga makinat, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.
Ndërkaq mësohet se shtetasi Osman Velaj, humbin jetën në spital, ndërsa tre të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
/Shqiptarja.com