Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Nish-Shkup, me pasojë vdekjen e dy personave.

Mediat kosovare raportojnë se ka humbur jetën kryetari i komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq, në qytetin e Nishit.

Gjithashtu, në aksident mësohet se ka mbetur i vdekur edhe një person tjetër. Indeksonline shkruan se ka mbetur viktimë shtetasi Sasha Alleksiqin, i cili është kryetar i Kuvendit Komunal. Ndërkohë, disa persona të tjerë ndodhen në spital për trajtim mjekësor. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com