Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune (16 shtator) në aksin Rrëshen-Rubik ku për pasojë ndërroi jetë efektivi i policisë së Mirditës Gëzim Lazri dhe u plagos një malazez.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20 në Rrugën e Kombit, ndërsa policia sqaron se ka qenë një manovër e gabuar e shtetasit malazez i cili drejtonte mjetin tip ‘Chevrolet’ që ka shkaktuar aksidentin. Drejtuesi malazez u përplas me mjetin tip ‘Benz’ që drejtohej nga viktima. Përplasja e dy mjeteve rezultoi fatale për efektivin e policisë, i cili ishte duke u kthyer nga shërbimi për në banesën e tij.

Shtetasi malazez ndodhet në spital për ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

1694845589_aksidentnerrugenekombit.jpg

 

Foto nga aksidenti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:28
FOTO/ Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, Report Tv siguron foton e efektivit të policisë që ndërroi jetë

1694849222_page.jpg

Personi që shihni në foto është Gëzim Lazri, efektivi i policisë në Mirditë i cili ndërroi jetë në saj të një aksidenti tragjik ditën e sotme te Rruga e Kombit.

Ai u përplas nga një shtetas malazez teksa ishte duke u kthyer nga shërbimi për në shtëpi. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20.

Ora 09:01
Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, zbardhen detaje të reja! Efektivi në Mirditë sapo kishte lënë punën, u përplas nga një malazez

 

Policia ka zbardhur detaje të reja nga përplasja e dy mjeteve në Rrugën e Kombit që shkaktoi vdekjen e efektivit të policisë në Mirditë Gëzim Lazri. Nga sa bëhet e ditur, ka qenë një manvoër e gabuar e një mjeti tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F. Si pasojë ka ndërruar jetë polici ndërsa shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

 Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip "Chevrolet" me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip "Chevrolet" që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.