Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Turqi, pasi një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Malatya–Adıyaman. Mësohet se nga aksidenti të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë gjendja e disa prej të plagosurve raportohet të jetë e rëndë.

Aksidenti ndodhi në zonën Doğanşehir-Sürgü, një zonë e njohur për kthesat e forta.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.